Ndeshja e sotme e Kategorisë së Parë, mes Egnatias dhe Korabit, e cila përfundoi me rezultatin 0-0, ka degjeneruar në sherr. Trajneri i Egnatias, Vladimir Gjonaj, është konfliktuar me administratorin e Korabit, Femi Meziu.

Sherri ka degraduar aq shumë, saqë Gjonaj tentoi dhe të kapej fizikisht me Meziun, madje ka ofenduar dhe me fjalor banal.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Korabit, i cili nëpërmjet një videoje në Facebook, ka dënuar rastin. Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, por natyrisht mbetet një skenë e shëmtuar.