Një adoleshente në Indi, e cila zbuloi se ishte përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme prej tre muajsh nga dy punonjës të shkollës që ajo shkonte, ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi e kanë detyruar të abortonte.

BBC ka zbuluar se ajo vuan nga dëmtime në tru, ndërsa policia ka arrestuar drejtorin dhe mësuesin e shkollës në shtetin verior të Rajastan-it. Vajza 18-vjeçare ishte dërguar në spital pas ankesave për dhimbje në stomak por doktorët zbuluan se ajo ishte shtatzënë.

Policia njoftoi se ajo humbi ndjenjat në momentin që e detyruan me forcë t’i nënshtrohej oporacionit për abort në një spital privat. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas abortimit por mbetet e paqartë se çfarë nuk funksionoi pasi vajza është akoma në pavetëdije.

Policia ka ndërmarrë gjithashtu një hetim ndaj spitalit ndërsa e gjithë ngjarja ka shkaktuar zemërim tek banorët vendas, të cilët mbajtën protesta jashtë shkollës, e cila është pezulluar nga autoritetet.