Numri i viktimave në tërmetin shkatërrues në Meksikë arriti në 32 persona, deklaroi guvernatori i Shtetit Federal Oahaja, Alehandro Murat.
Ai theksoi se midis 17 dhe 20 njerëzve e kanë humbur jetën në qytetin Juçitan në jug të Meksikës.
“Në Juçitan ka shtëpi të shkatërruara në të cilat ka njerëz”, theksoi koordinatori federal për mbrojtje civile, Luis Felipe.
Presidenti meksikan, Enrike Penja Nieto tha se ky është “tërmeti më i fuqishëm në 100 vitet e fundit” në këtë shtet.
Instituti gjeologjik i SHBA-së kumtoi se tërmeti ishte me intensitet prej 8,1 ballëve sipas shkallës së Rihterit.