Dasma e Xhensilës dhe Besit ka qenë me siguri eventi për të cilën sot diskutonin të gjithë.

Një dasmë përrallë ishte ajo që çifti përjetoi mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Brigadave,ose siç njihet ndryshe Pallati Mbretëror. Dhe në të vërtetë gjithçka ishte e menduar deri në perfeksion, që t’i ngjante përrallës së famshme të Hirushes.  Por përveç dashurisë, dëshira e Xhensilës ishte ta jetonte ëndrrën e saj përmes çdo detaji. Duke filluar që nga këpucët, (identike me ato të përrallës) të markës së njohur Jimmy Choo, e deri tek karroca e cila ishte njësoj si ajo e Hirushes. Por kjo nuk është e gjitha! Çifti  me siguri po merr një sy gjumë për të rikthyer energjitë, pasi në datën 4 shtator i pret një mbrëmje tjetër, që thuhet se do të jetë edhe më magjike se ajo që pamë. Rreth 500 të ftuar do të jenë të pranishëm në dasmën e dytë të çiftit, që siç paralajmëruan do të bëhet për familjarët dhe të afërmit. Burime për Anabel.al, bëjnë me dije se kostoja e dasmave të dyshes ka qenë marramendëse. Eventi tjetër kurorëzues i cili pritet të jetë edhe më gjigand se i pari do të zhvillohet sërish në Pallatin e Brigadave.