Kombëtarja e Belgjikës me fitoren e sotme ndaj Greqisë me rezultatin 1-2 në transfertë, ka siguruar direkt kualifikimin në “Rusi 2018”.

Para saj përveç Rusisë që është vendëse, kualifikimin e kishin siguruar edhe katër shtete të tjera. I pari ishte Brazili, i ndjekur nga Irani, Japonia dhe së fundi Meksika.