Njerëzit më përpara kanë qejf t’i kontrollojnë rrjetet e tyre sociale sesa të bëjnë seks në mëngjes, që të nisin ditën më mirë.

Një anketë gjeti se kontrollimi i Facebook dhe Twitter në mëngjes ishte më i popullarizuar tek njerëzit, sesa seksi në mëngjes – sidomos tek meshkujt.

Gratë në anën tjetër preferonin një puthje dhe një përqafim me të dashurin e tyre, në mënyrë që t’ia nisnin ditës mbarë, transmeton Gazeta Express.

Kontrollimi i celularit ishte një ritual i rëndësishëm i mëngjesit, me 23% të njerëzve që thanë se ndjehen më mirë kur i kontrollojnë aktivitetet e miqve të tyre në rrjete sociale.

Por, një në dhjetë njerëz thanë se preferojnë ta ndalin alarmin dhe të kthehen në gjumë për disa minuta shtesë.