Njohësit e çështjeve politike në 100 ditëshin e qeverisë vlerësojnë kthimin e normalitetit në vend, disa masa në sferën e ekonomisë, si rrogën minimale e testimin ekstern por në anën tjetër kritikojnë edhe disa veprime populiste që ngjasojnë me qeverinë e kaluar. Analistët thonë se sfidat e qeverisë në të ardhmen do të jenë të mëdha.