Nëse dëshironi që të uleni  në një fron të artë, tani është koha për ta vërë këtë, pasi muzeu i famshëm Solomon R. Guggenheim në New York ftoi vizitorët që të përdornin banjon ‘Amerika’, një ekspozitë e artistit italian Maurizio Cattelan.

“Amerika” është një tualet plotësisht funksional, i përbërë 100% prej ari 18 karatësh.

Vepra e artit është vendosur në një nga tualetet e muzeut në katin e 5-të dhe prej një viti qëndron aty ndërsa do të hiqet më 15 shtator.

Gjatë kësaj kohe më shumë se 100.000 njerëz kanë vizituar ekspozitën artistike që duket si një tualet normal.

“Unë mendoj se shumica e njerëzve janë shumë të lumtur që të hyjnë atje dhe të bëjnë selfie apo çfarëdo që ata zgjedhin të bëjnë,”-tha Michael Zall, një prej drejtorëve të muzeut.

“ ‘Amerika’ inkurajon një ndërveprim të jashtëzakonshëm për artin dhe ka si qëllim të inkurajojë shikuesit në ndjekjen e ëndrrës amerikane,”-shkruan Guggenheim në faqen e tij të internetit.