Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,1 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sonte është regjistruar në afërsi të bregut lindor të Japonisë.

Tërmeti e goditi rajonin i cili ndodhet 281 kilometra në lindje të qytetit Kamaishi në Honshu, ishullin më të madh japonez. Goditja ka qenë në thellësi prej 10 kilometrash.

Shërbimi meteorologjik japonez nuk publikoi paralajmërim për cunami.