Këngëtari Mehdin Përgjeqaj i njohur në publik si Meda është njëri prej artistëve më të kërkuar shqiptar në dasma dhe ahengje të tjera familjare.

Angazhimet në muzikë bëjnë që këngëtari të jetë shpeshherë larg më të dashurve të tij, por kur është pranë tyre kalon çastet më të bukura.

E një prej këtyre momenteve, këngëtari e ndau bashkë me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku postoi një portret bashkë me gruan dhe fëmijët.

Në atë fotografi, Meda pranoi shumë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat e tij.