Turistët janë larguar të tmerruar nga bregdeti i Benidormit , në Spanjë, pasi një peshkaqen 3 metra i gjatë doli  papritur në breg.

Një nga dëshmitaret, Julie Roberts ishte duke notuar në det, kur vuri re fillimisht kreshtën e peshkut gjigant.

Ndërkohë që shumica e turistëve u larguan nga ujërat, kishte edhe nga ata që u panë duke bërë sa më shumë fotografi të peshkut gjigant.

Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale , duket që një notar pranë peshkaqenit nuk është i vetëdijshëm për bishën pranë tij.