Një muaj paraburgim është masa e caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar për kallxo.com Zyra për Informim pranë kësaj Gjykate.

Më herët, dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës kanë dalë sot para gjykatës.

Bëhet fjalë për të dyshuarit G.H. dhe R.G., të dy të mitur. Ata janë marrë në pyetje nga gjykatësja Elife Uka.

Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën rreth orës 11:00 në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë.

Dje, ndërkaq, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me këtë vrasje.

Bëhet fjalë për dy të mitur, një djalë dhe një vajzë.

Të vizituar nga zyrtarë të KMDLNj-së, dy të arrestuarit, njëri 16 e tjetri 15-vjeç, nuk kishin ndonjë vërejtje për sjelljen e Policisë gjatë arrestimit dhe të stafit të Qendrës së ndalimit.