Sikur se vitet e kaluara, edhe këtë dimër pritet rritje e nivelit të ndotjes së ajrit. Për këtë gjë janë të vetëdijshme edhe organet kompetente. Zv.ministri i ekologjisë Jani Makraduli tha se zgjidhja e problemit me ndotjen kërkon kohë më të gjatë. Makraduli i cili marshoi me biçikletë rrugëve të Shkupit për të shënuar “Ditën pa makina”, përmendi disa masa kundër ndotjes që do ndërmerren këtë sezon dimëror, por megjithatë, ai druan se niveli i ndotjes nuk mund të përmirësohet, përderisa nuk bëhet gazifikimi i shtetit.

Përkrah strategjive afatgjate siç është gazifikimi, do të punojmë në sigurimin e karburantit cilësor, inspektim më i lartë i veturave të cilit qarkullojnë nëpër qytet, përmirësim të transportit publik dhe inspektim të atij privat për të parë nëse i plotësojnë standardet për transport dhe disa masa të tjera të cilat nuk i vendos vetëm qeveria dhe Parlamenti por komunat – deklaroi Jani Makraduli, Zv.ministër i Mjedisit Jetësor.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nuk ka asnjë informacion se kur do të fillojë dhe kur do të mbarojë procesi i gazifikimit, madje nuk u përgjigj as në pyetjen e për dështimin e tenderit paraprak të gazifikimit.

Prioritet i kësaj qeverie do të jetë edhe gazifikimi, me qëllim që të këtë enenegjens më të mirë për industrinë por edhe për amvisëri – tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Dje mbi 20 organizata qytetare nëpërmjet protestës kërkuan nga institucionet kompetente që të ndërmarrin masa kundër ndotjes së ajrit. Nga Inspektorati i Mjedisit Jetësorë thonë se kanë numër të vogël të inspektorëve ndërsa buxheti jo i mjaftueshëm ua pamundëson numrin punësimin e inspektorëve të rinj./alsat-m