Një burrë dhe një grua kanë marrë lëndime të rënda trupore kur sot në mëngjes automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga autostrada Negotinë – Gjevgjeli.

Zëdhënësi i SPB Veles, Verolub Dodevski informoi se automjeti ishte me targa hungareze, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Qendrën emergjente në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur te tuneli në Demir Kapi rreth orës 7:00.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se komunikacioni në autostradën Negotinë – Gjevgjeli është në ndërprerje për automjetet transportuese, ndërsa për automjetet e udhëtarëve zhvillohet me ndërprerje.