Një 18 vjeçar është akuzuar zyrtarisht nga policia britanike mbi tentativën për të hedhur në erë një nga trenat në metronë e Londrës.

Ahmed Hassan, nga Surrey, akuzohet për vrasje në tentativë gjatë sulmit me bombë, në stacion e metrosë së “Parsons Green”.

Hassan do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster këtë pasdite, kur do të përballet edhe me një akuzë të dytë për tentativë or sulm me substanca eksplozive.

“BBC” saktëson  se tre persona të tjerë mbeten në paraburgim.

Tridhjetë qytearë u plagosën të premten e kaluar, kur një bombë shpërtheu pjesërisht në një tren, pranë një stacioni metroje.