Rexhep Memedi dhe Mexhit Imeri janë familjarë, konkretisht nip e dajë. Megjithatë këta dy persona, Memedi i Lëvizjes Besa dhe Imeri i Aleancës për shqiptarët do të jenë në garë për të parin e Komunës së Studeniçanit, në zgjedhjet lokale që janë caktuar për 15 tetor, shkruan gazeta Lajm.

Kandidatura e Memedit tashmë është zyrtare, ndërkaq e Imerit pritet të zyrtarizohet në çdo moment.

Kandidatë tjerë në këtë komunë do të jenë, kryetari aktual Azem Sadiku- PDSH dhe ish deputeti Femi Jonuzi nga radhët e BDI-së.