Në disa institucione prej sot vendoset orari me dy turne. DAP, Drejtoria Doganore, Drejtoria për Evidencën e Regjistrave të Amzës, MPB, repartet rajonale në Sektorin për Çështje Administrative-Mbikëqyrëse, Sektori për Çështje Civile, Ministria e Mbrojtjes – sektorët për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat, janë institucionet që të parët do të fillojnë punën me dy turne.

Orari i punës në këto institucione do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 14:30 dhe nga ora 14:00 deri në orën 21:30, ndërsa do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një turn nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

Sa i përket orarit fleksibil që do të vendoset, dita e punës do të zgjatë 8 orë me çka fillimi i orarit të punës do të jetë mes orës 7:30 dhe 8:30, ndërsa përfundimi mes 15:30 dhe 16:30.

Prej nesër puna me dy turne vendoset edhe në kopshtet, të cilat do të kujdesen për fëmijët deri në orën 21 e 30 minuta. Ditë pune do të jetë çdo e shtunë e parë e muajit prej orës 8 deri në 16.

Qeveria këto reforma i vendos me qëllim që t’u dalë në vigjilje nevojave të qytetarëve.