PSG-ja e ka shkatërruar Bordeaun në “Parc des Princes”, duke e mposhtur 6:2 – ku dy gola i shënoi Neymari.

Pas barazimit pa gola me Montpellier, Paris Saint Germain ka gjetur rrugën drejt fitoreve në Ligue 1.

Të besuarit e Unai Emery shkatërruan Bordeaun në “Parc des Princes”, duke e mposhtur 6:2, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje shkëlqeu braziliani, Neymar, që realizoi dy gola (5’ e 40’) si dhe asistoi për një tjetër. Pas këtyre dy golave, Neymar ka shkuar në kuotën e 300 golave në karrierë me klube dhe Kombëtare.

Ndërsa golat tjerë për PSG-në i realizuan Edinson Cavani (12’), Thomas Meunier (21’), Julian Draxler (45’) dhe Kylian Mbappe (58’). Kurse dy golat e nderit pë mysafirët u shënuanj nga Younousse Sankhare (31′) dhe Malcolm (90′).

Pas kësaj fitore, PSG-ja ka shkuar në kuotën e 22 pikëve dhe gjendet në pozitën e parë me tri pikë më shumë se Monaco, që dështoi në xhiron e tetë në Ligue 1, duke barazuar 1:1 me Montpellier, skuadër që e ndali edhe PSG-në xhiron e kaluar.