Paris Saint Germaini ka filluar ndeshjen mirë ndaj Bordeaux në Ligue 1.

Klubi nga Parisi kaloi në epërsi në minutën e pestë me golin e Neymar dhe pastaj për 2-0 shënoi Edison Cavani.

Braziliani shënoi nga gjuajta e lirë një gol fantastik prej 28.4 metra duke mos i dhënë mundësi portierit kundërshtarë as të mendojë.

Ky ishte goli i pestë sezonal i ish-anësorit të Barcelonës, por ai ka edhe katër asistime në kampionatin elitar francez.

Uruguaiani shënoi në minutën e 12-të pas asistimit nga Neymar.

Comments are closed.