Neymar dhe Draxler janë vlerësuar si dy më të mirët në fitoren e thellë prej 6:2 të PSG-së ndaj Bordeaux.

Pas barazimit pa gola me Montpellier, Paris Saint Germain ka gjetur rrugën drejt fitoreve në Ligue 1. Të besuarit e Unai Emery shkatërruan Bordeaun në “Parc des Princes”, duke e mposhtur 6:2, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje shkëlqeu braziliani, Neymar, që realizoi dy gola (5’ e 40’) si dhe asistoi për një tjetër. Pas këtyre dy golave, Neymar ka shkuar në kuotën e 300 golave në karrierë me klube dhe Kombëtare.

Ndërsa golat tjerë për PSG-në i realizuan Edinson Cavani (12’), Thomas Meunier (21’), Julian Draxler (45’) dhe Kylian Mbappe (58’).

Neymar dhe Draxler, janë vlerësuar si dy më të mirët në këtë ndeshje, duke marrë notat (8.8)

Pas kësaj fitore, PSG-ja ka shkuar në kuotën e 22 pikëve dhe gjendet në pozitën e parë me tri pikë më shumë se Monaco, që dështoi në xhiron e tetë në Ligue 1, duke barazuar 1:1 me Montpellier, skuadër që e ndali edhe PSG-në xhiron e kaluar.