Neymar ka arritur në kuotën e 300 golave në karrierë.

Pavarësisht se është vetëm 25 vjeçar, Neymar tashmë ka shënuar shumë gola në karrierën e deritanishme.

Me dy finalizimet ndaj Bordeaux në ndeshjen që po zhvillohet në “Parc des Princes”, ish sulmuesi i Barcelonës ka shkuar në kuotën e 300 golave në karrierë me klube dhe Kombëtare.

Braziliani i ka shënuar me Santosin 136 gola, 105 me Barcelonën, shtatë me PSG-në dhe 52 me Brazilin.

Kjo arritje e Neymar është një sinjal për dy më të mirët e botës, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, se mund arrijë gjëra të mëdha dhe të thyejë rekorde të shumta, ashtu siç kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë fituesit e nëntë Topave të Artë.