Portieri i kampionit gjerman, Manuel Neuer, do të rikthehet në fushë në vitin e ardhshëm. Neuer është lënduar në stërvitjen e fundit të Bayernit përpara ndeshjes ndaj Schalke 04. Me konfirmimin e diagnozës, pra pas analizave të detajuara të cilat portieri i kreu mëngjesin e kësaj të marte, ai është drejtuar menjëherë sallës së operacionit.

Siç raporton klubi i Bayernit në faqen zyrtare, viti 2017-të është mbyllur përpara kohe për portierin e kombëtares gjermane sepse për t’u rehabilituar plotësisht, Neuerit do ti duhen disa muaj dhe rikthimi i tij në fushë do të bëhet i mundur në janar të vitit 2018-të.