Nesër mbushen 19 vite që nga dita kur u vra ish- kreu i PD-së, Azem Hajdari.

Ish- studenti i Dhjetoristi, Bislim Ahmetaj i kushton një shkrim Hajdarit duke u shprehur se ai i mungon çdo shqiptari që e do kombin e vet.

Nesër mbushen 19 vite pa ty Azem.

I mungon cdo shqiptari patriot që e don vendin e tij dhe kombin shqiptar.

I mungon idealistëve dhe njerëzve të ndershëm që fatkeqësisht i janë pakësuar në ekstrem Atdheut qe i fale gjakuin tend.

Ke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në politikën mbarë kombëtare.

Nesër në orën 10.45 do te vendosim lule në vendin ku ta këputen jetën bashke me simbolin e besnikerise njerezore Besim Ceren, naten e 12 shtatorit ’98, njerezit e erresires te veshur me uniformat e policise se shtetit qe vret heronjte e vendit te vet.