Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, PAN ka kërkuar edhe disa ditë deri në arritjen e sigurimit të numrave për konstituimin e Kuvendit si dhe vazhdimin  formimit të institucioneve të tjera udhëheqëse në vend.

E si mundësi për mbajtjen e seancës së ardhshme është përmendur data 7 shtator, por qe nuk është konfirmuar ende.

Informacione, për datën e mbajtjes se seancës nuk kanë as në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Nuk dihet ende asgjë, s’kemi as ne asnjë informacion”, ka thënë një burim brenda PDK-së.

Gjithashtu Indeksonline mëson se gjatë ditës së nesërme pritet të mblidhet kryesia e PDK-së, ku do të diskutoj për zhvillimet e fundit dhe për diskutimin e datës së mundshme për seancën e ardhshme.

Duhet përkujtuar që në seancën e fundit, deputeti nga radhët e kësaj partie, Enver Hoxhaj ka kërkuar në emër të koalicionit PAN,  se këtij koalicioni i duhen më shumë se 10 ditë dhe me pak se dy jave për të siguruar numrat e nevojshëm për të votuar Veselin për kryeparlamentar.