Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme sot u përfundon pushimi veror. Prej nesër fillon viti i ri shkollor 2017/2018 ku në bankat shkollore do të ulen mbi 20.437 nxënës të klasës së parë.
Të mesmen do e fillojnë 17.131 nxënës, ku pjesa më e madhe e nxënësve janë regjistruar në shkolla profesionale gjithsej 9.983, ndërsa në gjimnaz 6.703 nxënës.