Nesër, më datë 1 tetor bëhen 20 vite nga protesta e studentëve, që është simbol i rezistencës drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Më 1 tetor 1997-të, u organizuan protestat më të mëdha studentore kundër regjimit të Millosheviqit i cili i kishte dëbuar nga institucionet arsimore shqiptarët.

Në krye të studentëve ishte rektori i atëhershëm Ejup Statovci, ndërsa në protestë merrnin pjesë shumë fytyra tashmë të njohura të politikës shqiptare.

Protestat e studentëve konsiderohen akti më i rëndësishëm i asaj kohe.

Gazeta Blic ju rikujton atë kohë përmes kësaj videos së më poshtme: