Nënpresidenti i Uruguajit, Raul Sendik dje dha dorëheqje i ballafaquar me aktakuzat se i ka keqpërdorur fondet publike derisa ka udhëhequr me kompaninë shtetërore të naftës “Ankap”.

Ai fillimisht dha dorëheqje në takimin e jashtëzakonshëm të partisë qeveritare Frente Amplio (FA), ndërsa pastaj e njoftoi edhe presidentin e Uruguajit, Tabare Vaskez.

Këshilli partiak për etikë vendosi se Sendik i ka përdorur kartelat kreditore të “Ankap”-it për blerje të gjërave personale, duke përfshirë libra dhe mobilje.

Sendik ishte drejtor i kompanisë së naftës nga viti 2008 deri në vitin 2009 dhe nga vitit 2010 deri në vitin 2013.

Kundër tij deri janë nuk është ngritur kallëzim penal.