Dy adoleshentë shqiptarë janë braktisur nga nëna e tyre në Itali prej disa muajsh.

Të miturit janë paraqitur në Komisariatin e Faenza me dokumente identifikimi të rregullta duke thënë se ishin braktisur nga prindërit e tyre.

Hetimet e kryera nga agjentët e bënë të mundur  vetëm verifikimin e njërit, atë të  15 vjeçari, i cili i shoqëruar nga nëna e tij, kishte hyrë në Itali nga Bari.

Portali italian “Romagna Noi” bën me dije se e ëma e çoi djalin e saj drejt veriut të Italisë dhe më pas u kthye në vendin e saj.

Policët e Komisariatit të Lartë shprehen se raste të tilla janë të shumta, sidomos nga Shqipëria, ku të mitur të ndryshëm paraqiten në komisariatet e tyre me pasaporta të rregullta dhe deklarojnë se janë braktisur me dashje nga familjarët e tyre.

Në këto kushte fëmija ka të drejtë të pranohet në strukturat e territorit të huaj duke iu ofruar sigurinë dhe qasjen e tyre në shoqëri. Por me  këtë adoleshent ka ndodhur e kundërta, ai së bashku me nënë e tij janë denoncuar tek Autoriteti Gjyqësor për veprën penale të mashtrimit të rënduar për marrjen e favoreve publike.