Një burrë nga Britani humbi jetën pasi mjeti me të cilin ai lundronte u përmbys në ujërat e Porto Rikos. Daily Mail shkruan se një helicopter arriti që të shpëtojë pjesën tjetër të familjes së tij, gruan me dy fëmijët.

Pamjet janë prekëse, teksa të tre shihen të bëjnë shenjë duke kërkuar ndihmë për të shpëtuar.

Ngjarja u regjistrua pak ditë më parë, ku uragani “Maria” kishte prekur zonën.

Ata e menduan veten të vdekur deri në momentin kur panë helikopterin të fluturojë mbi ta.

Të tre arritën të shpëtojnë shëndoshë e mirë, por me një brengë të madhe në shpirt, mungesën e babait të fëmijëve dhe burrit të gruas.