Një nënë është duke u lavdëruar në rrjetet sociale për donacionin e saj unik, prej 30 litra qumështi të gjirit për ata që janë prekur nga Uragani Harvey në Houston të Teksas-it.

Ashtu si edhe shumë të tjerë, Danielle Palmet nga Owensville, Misuri u shkatërruar duke parë përmbytjet në Houston dhe donte të gjente një mënyrë për të ndihmuar familjet që kishin humbur gjithçka, transmeton Indeksonline.

“Nuk mund ta imagjinoj veten në një situatë duke humbur gjithçka”, ka thënë Palmer.

Por nëna e tre fëmijëve, ka gjetur një mënyrë për të treguar mbështetjen e saj.

I lindur me një sëmundje të zemrës, djali më i vogël i Palmet, Truett nuk ishte në gjendje të merrte qumështin e nënës së tij për një copë të madhe të jetës së tij,  kështu duhej të ushqehej me tjetër qumësht.

Dhe si i tillë, qumështi i tij shkoi drejt në frigorifer duke e lënë atë më një furnizim të tepërt.

Palmer është përkrahur nga shumë njerëz, duke e uruar atë për këtë gjest.