Reshjet e rrëmbyeshme në Zarë sot në mëngjes shkaktuan përmbytje të mëdha në shtëpitë dhe bodrumet e banorëve.
Stacioni meteorologjik i Zarës kumtoi se prej orës 8:00 deri në orën 10:00 në qytet kanë rënë rreth 190 litra shi në një metër katror, që është dyfish më shumë se reshjet mesatare mujore të shiut (98 litra në një metër katror).
Për shkak të motit të keq disa shkolla e ndërpresë mësimin, ndërsa disa pjesë të Zarës janë pa energji elektrike.
Zjarrfikësit dhe punëtorët e ujësjellësit lokal janë duke punuar në terren.
Moti i ligë dje e kaploi edhe Istrian, ndërsa sot u përhap drejt Zarës.