Nga  Nexhat Haziri

Nuk e kame ndermend të zgjatem shumë, apo të filloj kush e di cfarë polemike me autorin e shkrimit “Medresetë vatra të kalitjes së dinjitetit tonë kombëtar dhe fetar”  të Beqir Memetit,Koordinator i Medresesë Isa Beu në Tetovë, shkrim ky si reagim ndaj një postimi tim në llogarinë time në Facebook me titull “Tetovë: Vajzat shqiptare detyrohen me dhunë nga prindërit të regjistrohen në medrese!” që është botuar edhe nga disa portale. Mjafton t’ia hedhësh një sy llogarisë së Beqir Memetit në Facebook, aty ku i ka të postuar të gjithë trashëgimtarët e sulltanatit të perandorisë osmane që nga krijimi i sajë, me anë të së cilës shfaq gjithë admirimin e tij për këta sulltan, në mesin e tyre shumica pushtues të shqiptarëve dhe Shqipërisë, që masakruan shqiptarët e pafjashëm e duarthatë, gra e fëmijë dhe përdhunuan  si barbar femrat shqiptare , që vranë, e prenë, dogjën dhe u munduan të na asgjesojnë e t’na tjetersojnë nga ata që ishim dhe që jemi sot. Po ashtu në profilin e tij, “zotnia” e tij madhëron personalitetin e Sulltanit neo-otoman,diktatorit Erdogan. Anjë personalitet kombëtar e historik shqiptar nuk paska gjetur vend në llogarinë e tij të facebook-ut. Mbase kjo tregon qartë ,se çfarë kalitje të identitetit kombëtar, Beqir Memeti , po iu ofrojka atyre vajzave të mjera, që përmes shamisë ua ka mbuluar jo vetëm kokën , por edhe sytë dhe mendjen, duke i helmuar me “madhështinë” e sulltanëve dhe me urrejtjen ndaj Gjergj Kastriotit dhe të gjithë atyre që i luftuan dhe i debuan sulltanët nga trolli arbëror. Dielli me shoshë nuk mbulohet o ti Beqir Memeti.