Real Madrid e ka nisur mjaft keq pasi ka mbetur 7 pikë larg Barcelonës.

E përditshmja madrilene “AS” ka zbuluar statistikën negative që është duke e dëmtuar ekipin e drejtuar nga Zinedine Zidane.

Sipas saj, Real Madrid është duke u dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve dhe këtë e mbështet me faktin se skuadra ka fituar 17 penallti dhe është ndëshkuar me 9 të tjera në 81 javët e fundit të La Ligas.

E kundërta ndodh me Barcelonën që në 81 javët e fundit ka fituar 30 penallti dhe është ndëshkuar vetëm me 1.

Ka mjaftuar kjo statistikë që gazeta e njohur madrilene të vendosë me shpatulla ppas murri arbitrat të cilët i konsideron si skandalozë./syri.net/