Në mesnatë skadon afati për kontroll publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017, të caktuara për më 15 tetor.

Kontrolli realizohet në sektorët dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), si dhe në mënyrë elektronike në aplikacionin e vendosur në ueb faqen e Komisionit (www.sec.mk).

Sipas kontrollit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri më 6 shtator kontroll në Listën zgjedhore në sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së në vend kanë realizuar 20.081 qytetarë.

KSHZ në konferencën për shtyp më 5 shtator publikoi se deri atëherë 148.538 qytetarë i kona kontrolluar të dhënat e tyre në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së tyre.

Gjithashtu, deri në këtë datë vetëm shtatë qytetarë kanë kërkuar fshirje të të dhënave nga Lista zgjedhore, 14 kanë kërkuar që të regjistrohen në listë, ndërsa 19 ndryshim të të dhënave.