Pas publikimit të lajmit lidhur me ndryshimin e emrit të Minisitrisë së Jashtme në “Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme”, ka reaguar  Klajda Gjosha.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish-minstrja e Integrimit shkruan se “Integrimi nuk është çështje emërimi por institucioni”.

“Integrimi nuk është çështje emërtimi institucioni, por çështje vizioni dhe strategjie. Sado i bukur të tingëllojë sot titulli i Ish Ministrisë së Jashtme, qartësia e koordinimit te këtij procesi është thelbi që siguron vazhdimësinë e ëndrrës së Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shprehet ish ministrja e LSI-së në kabinetin “Rama 1”.