Ndryshim i përkohshëm i qarkullimit nesër vendoset në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër nga Preseka deri në Pesoçan.

Siç kumtuan nga Rruga e Maqedonisë, ndryshimi i përkohshëm do të zhvillohet me devijim, respektivisht me kalimin nga njëra korsi në tjetrën, për çka është vendosur sinjalizim përkatës i qarkullimit.

Ky regjim i qarkullimit do të zgjatë deri në përfundim të punëve ndërtimore.