Suplementet shpesh thuhet të jenë të panevojshme, por studimet e reja sugjerojnë se omega-3 është njëra prej atyre që ju nevojitet më së shumti.

Shpesh rekomandohet që një person duhet të marrë të gjitha nutricitet për të pasur një dietë të balancuar, andaj suplementet në këtë rast janë të panevojshme, transmeton KosovaPress.

Sidoqoftë, studimet e reja sugjerojnë të kundërtën.

Studiuesit në Universitetin Purdue kanë zbuluar se 98 për qind e njerëzve kanë mungesë acidet e ngopura omega-3.
Peshqit, arrat janë të pasura me nutricite, por duket se shumica e njerëzve nuk i konsumojnë ato sa duhet.
Përdorimi i omega-3 ndihmon në reduktimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe ndihmon shëndetin e trurit, kyçeve dhe syve.

Studimet e mëhershme kanë treguar se konsumimi i mjaftueshëm i omega-3 mund të parandalojë demencën.

Beneficionet tjera të përdorimit të omega-3 sjellin efekte mbrojtëse kundër gripit dhe infeksioneve.

Ajo po ashtu mund të sjellë benefite për sistemin e imunitetit.