Deputetët pasdite në seancën e 16-të e kanë miratuar rendin e ditës, në të cilin pika e vetme është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për realizim të projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovc – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar.

Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe dha pushim prej një ore, me ç’rast  i urdhëroi komisionet amë të prononcohen rreth pikës së propozuar.

Xhaferi paralajmëroi se deputetët pas orës 17 do të debatojnë rreth tre pikave të seancës së 17-të, për të cilën tha se është urgjente sepse duhet të konstatohet mandati i deputetit të ri në vendin e Bilall Kasamit, pastaj zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së për të cilin nevojitet dy e treta e shumicës dhe zgjedhja e zëvendësguvernatorit të Bankës Popullore të RM-së.