PSG-ja ka barazuar 0:0 me Montpellier.

Pas gjashtë fitoreve me radhë, Paris Saint Germain është ndalur nga Montpellier me një barazim 0:0.

Dyja skuadrat kishin rastet e veta, por portat mbetën të paprekura. Për PSG-në mungoi Neymar, i cili ka disa shqetësime ne këmbë dhe Emery nuk ka dashur ta rrezikojë.

Pavarësisht barazimit, PSG-ja prin në Ligue 1 me 19 pikë, një më shumë se Monaco.