NATO e ka dënuar sot një traktat të OKB-së për ndalimin e armëve bërthamore, duke e quajtur atë joreal dhe duke paralajmëruar se ai rrezikon ta minojë përgjigjen ndërkombëtare ndaj programit të armëve bërthamore të Koresë Veriore.

OKB-ja e miratoi këtë traktat në muajin korrik, edhe pse asnjëra prej nëntë vendeve që kanë armë bërthamore nuk ka marrë pjesë në krijimin apo votimin e tij, dhe tri prej tyre – anëtarët e NATO-së, Britania, Franca dhe SHBA-ja – kanë thënë menjëherë se nuk kanë asnjë qëllim t’i bashkohet traktatit, transmeton Express.

NATO ka thënë se traktati i shpërfill realitetet e mjedisit tejet sfidues të sigurisë ndërkombëtare përballë kërcënimeve në rritje, veçanërisht nga Peniani.

Fuqitë bërthamore argumentojnë se arsenali i tyre shërben si parandalues dhe thonë se mbesin të përkushtuara për qasje graduale ndaj çarmatimit në Traktatin për Mospërhapjen Bërthamore.