Para disa javësh në media u përfol se çifti fitues i Big Brother 9 ishin në pritje të një fëmije.

E gjithë ngatëresa u krijua nga një foto e publikuar në Instagramin e tyre.

Por me sa duket çifti Danjeli dhe Fotinia janë në të vërtetë në pritje të ëmbël.

Këtë herë ka qenë ish-banorja tjetër e Big Brother 9, Xheni e cila ka postuar një foto të saj me Danjelin dhe Fotininë ku kjo e fundit po mban një bebe kukull në prehër.

“La Fo Da (emri i Instagramit të çiftit) dhe një bebe (emoji)”, shkruan Xheni pa zbuluar më shumë, por duke e bërë tashmë të qartë se Fotini është në pritje të ëmbël.