Gazetari Kastriot Myftaraj, i njohur për artikujt e tij kontrovers, ka propozuar që të hidhen bomba atomike në Medinë e Mekë, për ta zgjidhur “problemin e botës me Islamin”.

Ai ka ngritur paralele mes Hiroshimës & Nagasakit me Mekën & Medinën, në shkrimin që mund ta lexoni më poshtë.

Problemi i botës me Islamin zgjidhet duke u bërë Meka “Hiroshima” dhe Medina “Nagasaki”

Në thelb, problemi që ka bota sot me terrorizmin islamik është i njëjtë me problemin që kishte SHBA me militarizmin japonez në fund të Luftës së Dytë Botërore. Atëherë, japonezët kishin bindjen se Perandori ishte Arahitogami, domethënë hyjni i mishëruar si njeri.

Ky status hyjnor i tij ishte sanksionuar edhe në Kushtetutën e Japonisë. Hedhja e bombave atomike nga amerikanët në dy qytetet japoneze, Hiroshima dhe Nagasaki, kishte si qëllim të shkatërronte besimin e japonezëve në statusin hyjnor të sundimtarit të Japonisë. Nëse perandori ishte hyjni transmeton albanews.ch, atëherë supozohej që ai të kishte fuqi për të mos lejuar që këto armë të tmerrshme të qëllonin territorin japonez. Kur kjo ndodhi, u humb besimi i publikut se perandori ishte hyjni.

E njëjta gjë vlen edhe për terrorizmin islamik. Terroristët frymëzohen nga libri bazë i fesë islame, Kurani, çdo fjalë e të cilit supozohet të jetë kumtuar nga Zoti (Allah), nëpërmjet kumtuesit Muhamed, për këtë i quajtur profet. Nga ana tjetër pretendohet se ekstremistët islamikë e keqinterpretojnë këtë libër, për ta përdorur atë për nxitjen e luftës. Si shembull për këtë sillen fjali të librit ku Allahu bën thirrje për bashkëjetesë paqësore me njerëzit e feve të tjera.

Por qëllimisht harrohet konteksti në të cilin thuhet kjo gjë dhe që është ai i nënshtrimit të jomuslimanëve ndaj muslimanëve. Pasi të nënshtrohen, jomuslimanët mund të trajtohen me zemërgjerësi, duke paguar edhe taksën përkatëse për mbrojtjen që iu bëhet, domethënë të paguajnë tribut për të jetuar.