Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm sot në shugurimin e Katedrales “Shën Tereza”, e ka quajtur atë tempull të kultivimit të vlerave humane.

“Katedralja Shën Nëna Terezë, e shuguruar sot në Prishtinë, është tempull i rëndësishëm i prehjes shpirtërore si dhe i kultivimit të vlerave më të larta humane të dashurisë, tolerancës, sakrificës e vetëmohimit për të mirën, të cilave ua kushtoi tërë jetën e saj Nëna jonë Terezë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sipas kryeministrit në largim, Katedralja si dhe xhamia e madhe që do të ndëertohet në Prishtinë i japin identitet kryeqytetit.