Pas daljes nga Big Brother, Dona dhe Musa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Edhe pse ata dukeshin të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, distanca e mundi dashurinë e tyre. Ndërkohë që Musa gjendet në Itali, ku duket se tashmë e ka rigjetur dashurinë.

Ai ka publikuar një foto në krah të një femre shumë simpatike. Nuk dihet saktësisht se kush është ajo, por mund të themi, se ajo është femra e parë që shfaqet krah tij,  pasi i dha fund lidhjes me Donën.

Nga ana tjetër Dona është duke zhvilluar karrierën e saj në botën e modelingut.