Sulmuesi i Bayern Thomas Munich ka qenë objektiv i tri skuadrave të mëdha evropiane gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sport Bild raporton se interesim për të kanë shfaqur Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli, transmeton Express.

E ardhmja e Muller duket të jetë e pa sigurt në Bayern pasi ai nuk e ka më të garantuar vendin në 11-shen e parë nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Përveç treshes nga Premier Liga, edhe skuadra italiane Juventus ka shfaqur interesim për të.