Pas zyrtarizimit të kandidatit të BESËS për Çair, stomatologut Bekim Saliu kanë nisur edhe ngrohje-ftohjet mes miqve dhe përkrahësve të grupit tjetër Kastriot Rexhepit. Kastriot Rexhepi edhe pse ka humbur garën me Bekim Saliun siç duket ka pasur shansat më të mëdhaja për një fitore në Çair pasi ka raporte të mira me LSDM-në gjegjësisht me deputetin shqiptarë Muhamet Zekirin ku do të kishte marrë mbështetje nga kjo parti qeveritare.

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri i ka dhënë sinjale negative Bekim Saliut duke e mbështetur Kastriot Rexhepin si njeriun më të fuqishëm në Çair tek Lëvizja BESA. Kur te lavdrojn ke kujdes vella. Keshtu ke sa te duash arsye te gezohesh!!!” ka shkruar në një koment në statusin e Kastriot Rexhepit në Facebook, deputeti më i fuqishëm shqiptarë në LSDM, Muhamed Zekiri. 

Ndryshe Bekim Saliu me 15 tetor do të përballet me Visar Ganiun e BDI-së, Faruk Avdiun  e ASH-së dhe nuk dihet nëse LSDM-ja do të ketë kandidat të saj apo do të përkrah Visar Ganiun që në raundin e parë./TetovaSot/