Ambasada e Maqedonisë në SHBA deri në këtë moment nuk ka njohuri për shtetas të Maqedonisë të rrezikuar nga tërmeti në Meksikë, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga atje shtojnë se Ambasada e Maqedonisë në SHBA është në kontakt me institucionet e Meksikës për çfarëdo qoftë informacionesh.

Qytetarët e Maqedonisë të cilët eventualisht janë të rrezikuar nga tërmeti në Meksikë, mund ta kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë në SHBA në numrat e telefonit në vijim:

00 1 202 390 7418

00 1 202 667 0501

Nga MPJ theksojnë se nëse marrin çfarëdo qoftë informacionesh shtesë me kohë ta njoftojnë opinionin.