Sipas të përditshmes sportive italiane, “Corriere dello Sport”, Manchester United është duke ndjekur progresin e mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini.

Trajneri Jose Mourinho ka dërguar agjentët e tij në ndeshjen mes Romës dhe Veronës, e cila është luajtur në fundjavë, për ta vëzhguar Pellegrinin.

Italiani gjatë verës është transferuar te Roma nga skuadra e Sassuolos. Përveç Pellegrinit, Mourinho po synon që nga Roma ta blejë edhe Radja Nainggolan.