Luke Shaw duhet të përmirësohet.

Këtë ia ka bërë të ditur Jose Mourinho, në mënyrë që të zë vend në formacionin startues te Manchester United.

Menaxheri portugez ka theksuar se United do të jenë të duruar me 22 vjeçarin, pasi ai vetëm sa është kthyer nga lëndimi i cili e la jashtë fushave të lojës që nga prilli i këtij viti.

Portugezi nuk pret që anglezi të jetë në formës më ideale dhe se do t’i jap një mundësi kur të vijë koha.

Pasi shkëlqeu me Southampton-in, ‘Djajtë e Kuq’ e transferuan mbrojtësin anglez për 38 milionë euro në vitin 2014, duke e bërë tinejxherin më të shtrenjtë në histori para tre viteve.

Që nga ajo kohë, Shaw ka bërë vetëm 48 paraqitje për ekipin nga ‘Old Trafford’, për shkak të problemeve të shumta me lëndime.