Mourinho thotë se nuk do ta vajtojë mungesën e Pogbas.

Paul Pogba u lëndua ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve dhe ende nuk dihet se sa do të mungojë.

Raportohet se francezi mund të mungojë së paku tre muaj, por  Jose Mourinho thotë se nuk e di dhe se “Djajtë e Kuq” mund t’ia dalin edhe pa të.

“Nuk e kam idenë”, u përgjigj Mourinho kur u pyet se sa do të mungojë Pogba. “Por, e them sërish, është mundësi e mirë që lojtarët tjerë të luajnë dhe unë u besoj të gjithëve”.

“Kështu që nuk do të qaj, apo nuk do t’i numërojë ditët derisa Pogba të rikthehet. Derisa të kthehet, iu besoj lojtarëve të mi”, shtoi mes tjerash Mourinho.